Rritet numri i të vdekurve pas tragjedisë, Scholz arrin në Magdeburg

Numri i viktimave është rritur nga dy në katër nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg.

Kurse numri i të plagosurve është rritur nga 68 në më shumë se 200, shkruan skynews. Prej tyre, 41 janë lënduar rëndë – një rritje prej 26 nga shifrat e mbrëmshme.

Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili ka lënë një trëndafil të bardhë në vendin e një memoriali të ngritur pranë vendit ku ndodhi sulmi.

Scholzit iu bashkuan politikanë të shumtë kombëtarë dhe rajonalë, të gjithë të veshur me të zeza.

Theksojmë se sipas informacioneve të para, Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuari i arrestuar për sulmin në Magdeburg ishte mjek 50-vjeçar i psikiatrisë dhe psikoterapisë në Bernburg.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika