Kurti ngushëllon Gjermaninë për viktimat e sulmit: Populli i Kosovës solidarizohet me ju

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani ku si pasojë e këtij sulmi kanë vdekur katër persona e mbi 200 janë lënduar.

“Ngushëllimet e mia më të thella për viktimat dhe familjet e prekura nga sulmi në Magdeburg. Mendimet tona janë me popullin gjerman në këtë kohë të dhimbshme. Populli i Kosovës solidarizohet me ju”, ka shkruar Kurti.

Për këtë sulm ka ngushëlluar mbrëmë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla.

Deri më tani janë raportuar për katër të vdekur, përfshirë edhe një fëmijë dhe mbi 200 të lënduar.

I dyshuari, një mjek saudit, u arrestua dhe rasti po hetohet nga autoritetet gjermane.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika