Bajrami: Qeveria që i ka dyfishu faturat e rrymës e tatimin në pronë po tenton të blejë vota me para të taksapaguesve

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar Kurtin për mënyrën e shpërndarjes së parave duke thënë se ai po bënë fushatë dhe po keqpërdor taksat e qytetarëve derisa atyre u ka dyfishuar faturat e rrymës dhe tatimit në pronë. Ajo tutje ka thënë se kjo shpërndarje financiare në kohë fushate është korrupsion publik

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) tha se “shpërndajra e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik”, ndërsa komentoi vendimin e Qeverisë për t’i ndarë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët më pak se dy muaj para zgjedhjeve parlamentare.

Hykmete Bajrami shkroi në Facebook se kështu Qeveria e Albin Kurtit po tenton të blejë vota.

“Qeveria e cila investimet kapitale në vitin 2024 i ka më të ulëta se në vitin 2017 e 2018, e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota”, ka shkruar ajo.

“Qeveria e cila gjatë mandatit i ka dyfishu faturat e energjisë elektrike, e ka dyfishu tatimin në pronë, i ka poshtru shërbyesit civilë, i ka fy sindikatat, e ka dëtyru njësinë elitare të Policisë me dalë në protestë, i ka mbetë ushtria pa bukë e policët pa këpuca, i ka maltretu prindërit dy vite radhazi me blerjen e librave, qeveria në mandatin e së cilës janë rritë çmimet si kurrë më pare, sot me para të taksapagusëve po tenton me ble vota”, ka shkruar Bajrami.

Deputetja tha se “janë 4 vjet të humbura” me qeverinë aktuale.

“Jeni në panikë, por as kjo skemë nuk ju shpeton dot. Me 9 shkurt votohet për ndryshim jo për lëmoshë!”.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika