Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin

Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënuese, po përballen serbët e Kosovës të cilët janë përkrahës të partisë së ministrit Nenad Rashiq. Ministri i vetëm serb në Qeverinë e Kosovës thotë se kjo fushatë ndaj përkrahësve të tij po bëhet nga Lista Serbe sepse po ofrohen zgjedhjet dhe regjimit në Beograd po e kërkon fitoren e radhës mbi serbët që i përdor për qëllime propagandistike

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Përkrahja ose bashkëpunimi me ministrin Nenad Rashiq, serbëve të Kosovës po iu kushton me kërcënime e përjashtime nga puna.

Njëra ndër viktimat e cila është përjashtuar nga puna është gruaja e zëvendësit të Rashiqit, Nenad Vukmiroviq, e cila punonte në sektorin publik në pjesën veriore.

Rast tjetër që Rashiqi e tregon është përjashtimi nga puna i disa personave nga një familje nga Novobërda, për shkakun se iu është ndërtuar shtëpia nga institucionet e Kosovës.

“Dhe një rast i fundit që ka ndodhur parmbrëmë ku një zyrtare e Ranillugut ishte diku por e ka lënë kerrin e parkuar, dhe kur është kthyer e ka gjetur veturën në kanal me një mesazh ku thuhet se jeni tu gabu, jeni në vendin e gabuar sepse herën tjetër edhe ti do të jesh në veturë”, ka deklaruar Rashiq.

Rashiq thotë se edhe djali i tij që studion në Serbi sa herë që udhëton të paktën 4 orë ndalet në kufirin me Kosovën. Ministri i vetëm serbë në Qeverinë e Kosovës, thotë se zgjedhjet për serbët e Kosovës ngjajnë me Korenë e Veriut.

“Po mund të supozoj se fiton regjimi i cili fatkeqësisht është për momentin në Beograd, i cili i përdor serbët e Kosovës, sikur një mjet të manipulimit dhe prezantimit në anën tjetër për retorikën e brendshme sikur se di, krizë, tragjike, skandaloze, e të tjera”, ka deklaruar Rashiq.

Në situatën kur për një pension 170 euro serbët e Kosovës bëhen të dëgjueshëm për Listën Serbe, në rast se nuk mbikëqyret rreptë edhe procesi i votimit, ministri Rashiq pret të përsëritet e kaluara.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika