Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ditën e enjte më 23 qershor ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta, sipas të cilave arritshmëria mesatare është 50.75 për qind.
Në rrjetin social Facebook MASHTI ka treguar se pjesa e parë e testit të arritshmërisë të shprehur në përqindje ka arritur deri në 54.40 për qind, ku në lëndën e Gjuhës shqipe – 57.5 për qind, Gjuhë angleze – 74.1 për qind, Histori – 42.1 për qind dhe Gjeografi – 50.5 për qind
Ndërsa, në pjesën e dytë të testit të arritshmërisë është 47.1 për qind dhe e ndarë sipas lëndëve është: Matematikë – 46.8 për qind, Informatikë – 52.1 për qind, Fizikë – 45 për qind, Kimi – 41.3 për qind dhe Biologji – 51.2 për qind. Testit të Arritshmërisë këtë vit i janë nënshtruar rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta, thuhet në njoftim.