Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), moti gjatë pesë ditëve të ardhshme do të jetë i ftohtë, me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja parashikohet mot i vranët dhe pa reshje.
Të hënën, pritet mot kryesisht i vranët me reshje shiu gjatë ditës, të cilat në orët e vona të mbrëmjes do të shndërrohen në borë.
Temperaturat do të variojnë nga -2°C deri në 1°C në mëngjes dhe nga 1°C deri në 4°C gjatë ditës.
Të martën, moti mbetet i vranët me reshje bore herë pas here. Temperaturat minimale pritet të jenë nga -1°C deri në 1°C, ndërsa ato maksimale do të jenë nga 1°C deri në 2°C.
E mërkura do të karakterizohet nga mot i vranët me fjolla bore vende-vende dhe mjegull në mëngjes. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri në -1°C, ndërsa maksimalet do të jenë nga 0°C deri në 1°C.
Nga e enjtja, moti parashikohet i vranët, por pa reshje. Në mëngjes, në disa zona pritet mjegull. Temperaturat minimale do të jenë nga -3°C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale do të qëndrojnë ndërmjet 0°C dhe 1°C.
Të premten, moti do të jetë kryesisht i vranët, me temperatura që do të variojnë nga -3°C deri në -1°C në mëngjes dhe nga 0°C deri në 1°C gjatë ditës.