Policia e Kosovës ka ndaluar një person të dyshuar për kanosje në Rahovec, i cili gjatë kontrollit në pronën e tij rezultoi të posedonte armë të paautorizuara, përfshirë një pushkë gjahu, një pistoletë dhe municion.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat “Kanosje” dhe “Mbajtja e paautorizuar e armëve”. Ai u ndalua për 48 orë.
Gjatë bastisjes, u gjetën dhe u sekuestruan:
Një pushkë gjahu dhe 25 fishekë,
Një pistoletë dhe 25 fishekë,
Një pushkë ajrore, dhe
Një pistoletë për sinjalizim me zë.