Një person ka ndërruar jetë mëngjesin e së hënës pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinës.
Kështu ka njoftuar Policia e rajonit të Pejës në një komunikatë për media.
“Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor pran DRP-Pejë, me datë 23. 12. 2024, rrethe orës 07:20 minuta është njoftuar për një vet-aksident në magjistralen Pejë Prishtinë, pikërisht në fshatin Poterq – Klinë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Shoferi dyshohet se duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë nga ana e djathtë ka kaluar në anën e majtë dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
Si pasojë shoferi i automjetit ka pësuar lëndime të rënda dhe pasi është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Drejtuesi (i dyshuari) duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë nga ana e djathë kalon në anën e majtë dhe përfundon jashtë rrugës. Si pasoji drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda dhe pasi është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit shtetit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga njësiti kompetent.