Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e dy personave që dyshohen për një rast të vjedhjes
Policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarve dhe apelon që çdo informacion që mund të çojë në identifikimin ose vendodhjen e tyre të dërgohet menjëherë.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.
Personat e dyshuar kërkohen për Vjedhje.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e PK-së.