Zëvendëskryeministri i Italisë dhe njëherësh ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, Ka ardhur për vizitë në Kosovë për të përshëndetur kontingjentin italian të KFOR-it.
Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Italisë, Tajani ka shprehur krenarinë për të përcjellë përshëndetjet e qeverisë italiane për ushtarët që shërbejnë në këtë mision.
“Falënderimet tona më të sinqerta shkojnë për ta dhe për të gjithë ushtarët italianë në botë për shërbimin e tyre për kauzën e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, veçanërisht në raste si Krishtlindjet kur dëshirojmë të jemi pranë shtëpisë dhe njerëzve tanë më të dashur”, ka theksuar ai.
Gjatë vizitës, Tajani do të vizitojë edhe disa objekte të misionit të KFOR-it.
Po ashtu, ai do të takohet me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, dhe me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.
Në njoftimin e publikuar nga Ministria e Jashtme e Italisë nuk bëhet e ditur për ndonjë takim të Tajanit me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.