Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë

Ahmed al-Sharaa, i njohur si Abu Mohammed al-Jolani, udhëheqësi i grupit militant islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS).

Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi, pritet të shkojë në Damask të hënën për t’u takuar me liderin e ri të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, tha Amman.

Kjo do të jetë vizita më e fundit e profilit të lartë që nga rrëzimi i Bashar al-Assad.

Jordania, e cila kufizohet me Sirinë në jug, priti një samit në fillim të këtij muaji, ku diplomatët e lartë arabë, turq, ata të BE-së dhe SHBA-së bënë thirrje për një tranzicion gjithëpërfshirës dhe paqësor pas viteve të luftës civile.

Sharaa, grupi islamik i të cilit Hayat Tahrir al-Sham (HTS) udhëhoqi ofensivën që rrëzoi Assadin më 8 dhjetor, ka mirëpritur zyrtarë të lartë nga një mori vendesh në Lindjen e Mesme dhe më gjerë ditët e fundit.

Ministria e Jashtme jordaneze tha në një deklaratë se Safadi do të takohet me udhëheqësin e ri sirian të hënën, si dhe me “disa zyrtarë sirianë”.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë jordanez që nga rënia e Assadit.

Zëdhënësi i Qeverisë, Mohamed Momani, u tha gazetarëve të dielën se Jordania “mban anën e vullnetit të popullit vëlla sirian”, duke theksuar lidhjet e ngushta ndërmjet dy kombeve.

Momani tha se mbretëria do të dëshironte të shihte rivendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në Siri dhe mbështeti “unitetin e territoreve të saj”.

Stabiliteti në Sirinë e shkatërruar nga lufta është në interesat e Jordanisë, tha Momani duke shtuar se një gjë e tillë do të “krijonte sigurinë në kufijtë e saj”.

Disa sirianë që kishin ikur nga lufta që nga viti 2011 dhe kërkuan strehim në Jordani, kanë filluar të kthehen në shtëpi, sipas autoriteteve jordaneze.

Ministria e Brendshme tha të enjten se më shumë se 7.000 sirianë janë larguar, nga rreth 1.3 milion refugjatë që Ammani thotë se ka pritur.

Sipas Kombeve të Bashkuara, 680.000 refugjatë sirianë u regjistruan në Jordani./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika