Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka komentuar ngjarjet e fundit në Serbi.
Ai ka thënë se protestat e të rinjve ditët e fundit në Serbi është një shprehje e revoltës masive.
Kamberi ka thënë se në ditët në vazhdim kësaj proteste pritet ti bashkohen edhe shtresa të tjera të shoqërisë ndaj regjimit autoritar i cili i ka kap të gjitha institucionet duke përfshi nga bashkësitë lokale e deri tek niveli i presidentit.
Ai ka thënë se i gjithë pushteti është i koncentruar në duart e një personi i cili i tejkalon kompetencat kushtetuese me rolin e akuzuesit, prokurorit, gjykatësit e hetuesit.
“Tash përfundimisht duket se shoqëria serbe e ka kuptuar se në çfarë situate ka ardh, prandaj edhe ky reagim si shkas përdori tragjedinë në stacionin hekurudhor në Novi Sad”, ka thënë ai në FIVE në Dukagjin.
Sipas Kamberit, dielli i Vuçiqit e ka kaluar zenitin.
Deputeti Kamberi ka thënë se sipas analistëve në Serbi, ishin mbi 100 mijë qytetarë të tubuar në protestë, por kjo protestë sipas tyre do të shtrihet edhe në qytetet e tjera dhe masivizim i tyre.
Organizatorët e protestuesit po ndiqen penalisht nga pushteti dhe sa do të arrijnë ti mbijetojnë këtyre përndjekjeve mbetet mu pa ka thënë Kamberi, duke shtuar se liderët aktual të opozitës janë të konsumuare ndoshta këto protesta mund ta promovojnë ndonjë të ri i cili mund të mbart një proces të tillë të tranzicionit të pushtetit në Serbi.