Berisha sulmesi me origjinë shqiptare qëndron te Fenerbahça

Mërgim Berisha ka kaluar një sezon shumë të vështirë në futbollin turk me skuadrën e Fenerbahçes

Mërgim Berisha qëndron te Fenerbahça

Me ekipin nga Stambolli, sulmuesi me origjinë nga Kosova zhvilloi 31 ndeshjes gjatë sezonit që lam pas, duke shënuar shtatë gola e duke gjetur tri herë pasimin vendimtar.

Mirëpo, nga këto 31 ndeshje, shumica ishin si i inkuadruar nga banka rezervë.

Gjiganti turk Fenerbahce mendonte për ta shitur sulmuesin shtatlartë gjatë verës, mirëpo me ardhjen e trajnerit të famshëm Jorge Jesus, gjithçka ka ndryshuar.

24-vjeçari ka lënë përshtypje shumë të mira në fazën përgatitore dhe Jesus ka marrë vendim që Mërgimi do të qëndrojë në Stamboll edhe vitin e ardhshëm.

Berisha ofron shumëllojshmëri në lojën e tij, duke qenë i disponueshëm për tri pozita në sulm, gjë kjo që ka rënë mirë në syrin e trajnerit Jesus.

Të paktën edhe për një vit, sulmuesi me pasaportë të Gjermanisë do të mbetet në Superligën e Turqisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika