SHBA thellësisht të shqetësuara me moscertifikimin e Listës Serbe: Veprimi i KQZ-së dëmton zgjedhjet e lira

Pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e ardhshme, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar me shqetësim, duke e cilësuar këtë veprim si potencialisht të dëmshëm për procesin demokratik.

“Jemi thellësisht të shqetësuar me veprimet e disa anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për të mos certifikuar kandidatët e Listës Serbe. Veprimet e KQZ-së rreptësishtë duhet të kufizohen në zbatimin e standardeve dhe procedurave ligjore, dhe çdo vendim për moskualifikimin e kandidatëve duhet të bazohet vetëm në zbatim të barabartë të ligjit,” ka deklaruar një zëdhënës i Ambasadës Amerikane për Telegrafin.

Sipas Ambasadës, një proces zgjedhor i drejtë dhe i ndershëm është themeli i demokracisë, dhe ndërhyrjet politike në vendime të tilla mund të cenojnë parimet themelore demokratike.

“Procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike. Ne jemi të shqetësuar nga përfshirja e hapur e kritereve të motivuara politikisht në procesin e certifikimit të kandidatëve në KQZ. Veprime të tilla dëmtojnë parimet themelore të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke i hapur derën ndikimit subjektiv politik mbi procesin zgjedhor,” thuhet më tej në reagim.

Ambasada ka theksuar rëndësinë e rolit të KQZ-së si garantues i zbatimit të drejtë të ligjit, duke nënvizuar se përgjegjësitë e këtij institucioni duhet të mbeten ekskluzivisht në kuadër të procedurave ligjore.

“KQZ-ja luan rol të rëndësishëm në mbikëqyrjen e zhvillimit të zgjedhjeve dhe për të siguruar që ligji zbatohet në mënyrë të drejtë dhe të paanshme. Përgjegjësitë e tij duhet të mbesin rreptësishtë vetëm në procedurat ligjore, e jo në shqyrtimet politike,” ka shtuar Ambasada.

Në fund, Ambasada e SHBA-së ka bërë thirrje që çdo palë e pakënaqur me proceset e KQZ-së të përdorë mekanizmat institucionalë në fuqi, si Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

“Të gjithë kandidatët që kualifikohen duhet të lejohen të garojnë në zgjedhje të lira dhe të ndershme në përputhje me ligjin kosovar. Është thelbësore që votuesit, e jo organet politike, të vendosin se kush i përfaqëson ata,” përfundon deklarata.

Ndërkohë, KQZ-ja ka certifikuar të hënë 16 subjekte politike dhe 626 kandidatë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke vendosur që Lista Serbe të mos certifikohet për zgjedhjet e radhës./Telegrafi

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika