SHBA nxjerr vaksinën kundër COVID-19 për të rinjtë

Ilustrim

Lëvizja e CDC erdhi pasi një panel këshilltarësh të institucionit votuan për të rekomanduar vaksinat e COVID-19 për ata fëmijë.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave autorizoi vaksinën e Moderna Inc për fëmijët nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç dhe vaksinën e Pfizer-BioNTech për fëmijët nga gjashtë muaj deri në katër vjeç. Vaksina e Pfizer është tashmë e autorizuar për fëmijët mbi moshën pesë vjeç.

Ndërsa shumë prindër në Shtetet e Bashkuara janë të etur për të vaksinuar fëmijët e tyre, mirëpo është e paqartë se sa e madhe do të jetë kërkesa për vaksinat.

Ilustrim

Vaksina Pfizer-BioNTech u autorizua për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç në tetor, por vetëm rreth 29% e këtij grupi deri më tani është plotësisht i vaksinuar, tregojnë të dhënat federale.

CVS Health Corp planifikon të sigurojë vaksina për fëmijët e moshës 18 muajsh e lart, ndërsa Rite Aid Corp dhe Walmart Inc planifikojnë të ofrojnë këto vaksina për fëmijët që janë të paktën tre vjeç. Foshnjat tradicionalisht vaksinohen në zyrën e mjekut.

Zyrtarët e shëndetit publik kanë bërë presion për vaksinat e fëmijërisë përpara vitit të ri shkollor, pasi shpresojnë se vaksinat për grupmoshën do të ndihmojnë në parandalimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve nëse rastet e COVID-19 rriten përsëri.

COVID-19 është përgjithësisht më i butë tek fëmijët. Megjithatë, që nga marsi 2020, ai ka qenë shkaku i pestë kryesor i vdekjeve tek fëmijët e moshës 1-4 vjeç dhe shkaku i katërt kryesor i vdekjeve te fëmijët më të vegjël se një vjeç, sipas CDC.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika