Kurti paralajmëron për sulme në veri para dhe pas Vitit të Ri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se sulmet e mundshme në veri të vendit do të intensifikohen, veçanërisht në periudhën para dhe pas Vitit të Ri.

Gjatë një konference për media, Kurti theksoi se këto sulme mund të përfshijnë dëmtimin e infrastrukturës vitale, incidente ndër-etnike të nxitura nga Serbia, panik në mesin e qytetarëve dhe krijimin e një imazhi të një vendi të pasigurt.

Sipas Kurtit, këto aktivitete destabilizuese mund të jenë të lidhura me interesa politike, përfshirë protestat e vazhdueshme në Serbi.

“Kësi metodash të sfidimit të sigurisë në Kosovë, të cilat për pasojë kanë, jo vetëm cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale, shkaktimin e incidenteve ndëretnike, të cilat Serbia i nxit fort, pastaj shkaktimin e panikut në mesin e qytetarëve, e krejt në fund edhe krijimin e një imazhi të një vendi jostabil, pritet të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt, dhe veçmas para dhe pas Vitit të Ri.

Këto sulme mund të synohen të realizohen varësisht prej interesave politike të kreut të shëtit serbë, posaçërisht për protestat e vazhdueshme opozitare atje”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Ndërkaq, Kurti, ka deklaruar se pas sulmit me eksplozivë në kanalin “Ibër-Lepenc” më 29 nëntor qëndron Millan Radojçiq dhe grupi i tij terrorist, i cili strehohet dhe mbështetet nga Serbia.

Kurti e cilësoi sulmin si një veprim terrorist të planifikuar dhe të financuar nga Serbia, me qëllim të paralizimit të jetës ekonomike dhe energjetike të Kosovës.

Kurti: Prapa sulmit në Ibër-Lepenc qëndron Radojçiq i mbështetur nga Serbia

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika