Nikaj: Qeveria Kurti e ka çuar dëm një administratë të ShBA-ve

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bernard Nikaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në Debat Plus, Nikaj theksoi se administrata e fundit amerikane, me Presidentin Joe Biden në krye, ka qenë një prej më mbështetëseve ndaj Kosovës, por qeveria aktuale nuk ka arritur të përfitojë prej kësaj.

“Qeverisja Kurti e ka, nëse bën më thënë në formë popullore, e ka çuar dëm një administratë të ShBA-ve, e cila e ka pasur një president, i cili e njeh Kosovën personalisht. I vetmi president i cili e ka njohur Kosovën personalisht në detaje, i cili e ka marrë familjen në Ferizaj në përurim të rrugës me emrin e djalit të tij ka qenë president i ShBA-së dhe Kosova s’ka arrit asgjë gjatë atij mandati. Kjo qeveri e ka humb këtë shans.

Qasja e PDK-së në raport me ShBA-të nuk bën dallim mes administratave, është një qasje racionale bashkëpunuese, e cila edhe në kaluarën ka prodhuar rezultate”, ka thënë Nikaj.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika