Një aeroplan pasagjerësh është rrëzuar me 67 persona në bord në Kazakistan.
Raportet paraprake sugjerojnë se janë 25 të mbijetuar, 22 prej të cilëve janë dërguar në spital, raporton BBC.
Avioni, i operuar nga Azerbajxhani Airlines, mori flakë teksa u rrëzua pranë qytetit të Aktau, por zjarri është shuar që atëherë.
Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi përplasjen.
Në bordin e avionit Embraer 190 kishte 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit.
Fluturimi J2-8243 i Azerbajxhanit Airlines ishte gjatë rrugës nga kryeqyteti i Azerbajxhanit Baku për në Grozny në Rusi.
Raportet thonë se është devijuar për shkak të mjegullës.