Musliu akuzon deputeten e VV-së: Servilizmin partiak dhe përfitimet familjare i vendosi mbi ligjin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka ngritur shqetësime lidhur me, siç e quajti ajo, “tendencën e partisë në pushtet për të eliminuar kontrollin parlamentar mbi qeverinë”.

Në një konferencë për media, Musliu ka akuzuar kryetaren e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Fitore Pacollin, për neglizhencë të qëllimshme dhe abuzim me pozitën e saj.

Sipas Musliut, Pacolli ka dështuar të ushtrojë detyrimet e saj kryesore, duke mos ftuar në raportim ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, dhe ministrin e Mjedisit, Liburn Aliu, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga anëtarët e komisionit.

“Në këtë kontekst me një angazhim të vazhdueshëm kemi nxjerrë në pah tendencën kryesore të pushtetit aktual që është eliminimi i kontrollit parlamentar mbi qeverinë. Metoda e degjenerimit të këtij instrumenti demokratik kontrollues është elementi kryesor i pushteteve diktatoriale”, tha ajo.

“Deputetët e Vetëvendosjes e kanë dëshmuar se janë të papërgjegjshëm dhe tejet abuziv me besimin që morën nga qytetarët. Njëra nga këta deputetë të papërgjegjshëm dhe skajshmërisht të dëmshëm për funksionimin institucional është Kryetarja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Fitore Pacolli. Ajo servilizmin partiak dhe përfitimet familjare i vendosi mbi ligjin dhe mbi përgjegjësinë e saj si pjesë e organit më të lart në vend: Kuvendit të Republikës së Kosovës. Si anëtare e Komisionit Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim dua të theksoj që Fitore Pacolli u tregua ekstremisht e papërgjegjshme dhe abuzive për sa i përket legjislacionit në fuqi përmes së cilit sigurohet funksionimi i sistemit tonë demokratik parlamentar”, tha Musliu. 

Musliu theksoi se gjatë vitit 2024, pothuajse të gjitha mbledhjet e komisionit janë thirrur pa respektuar procedurat dhe rregulloren e Kuvendit.

Ajo e quajti këtë një metodë të “degjenerimit të kontrollit demokratik” që është karakteristikë e pushteteve autoritare.

Ajo në vend të transparencës, mbikëqyrjes dhe llogaridhënies, zgjodhi të mbështesë mendësinë grabitqare, korruptive, nepotiste dhe klienteliste të kësaj Qeverie. Duhet të theksoj se Fitore Pacolli si udhëheqëse e Komisionit në fjalë gjatë gjithë vitit 2024, asnjëherë nuk e ka ftuar në raportim ministrin Peci, përkundër faktit që ka pasur propozime dhe kërkesa të vazhdueshme nga anëtarët e Komisionit. Njëjtë ka vepruar edhe me ministrin e Mjedisit, Liburn Aliu. Për më tepër,  pothuajse të gjitha mbledhjet e tjera të komisionit janë thirrur pa i respektuar procedurat dhe rregulloren e Kuvendit”, theksoi Musliu.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika