Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.108.529 euro për mbështetjen e familjeve shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që merren aktivisht me bujqësi.
Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje elektronike të mbajtur të martën, për të cilën u informuan mediat të mërkurën. Fondet do të shpërndahen në përputhje me thirrjen publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
“1,108,529 Euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, qё nё mënyrë aktive merren me bujqësi sipas thirrjes publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), përfshirë këtu financimin për programet nga thirrja publike e KKSh-së për avancimin dhe socializmin e fëmijëve me nevoja të veçanta”.
Bislimi: Serbia nuk ka asnjë të drejtë të pengojë mbështetjen tonë për shqiptarët e Luginës
Ndërkaq ditë më parë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kishte akuzuar më parë Serbinë për pengimin e këtij donacioni, duke theksuar se Ministria serbe për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave kishte ndërhyrë për të privuar shqiptarët në Luginë nga kjo ndihmë.
Sipas Bislimit, nga 26 tetori kur u shpall thirrja, 1.178 bujq kishin aplikuar për fondet.