Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka pësuar lëndime gjatë një eventi në një lokal në Zveçan.
Incidenti, siç mëson Dukagjini, ka ndodhur kur një person theu një gotë, xhamat e së cilës lënduan Simiqin, i cili më pas pranoi tretman mjekësor.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës veriore, Veton Elshani, konfirmoi rastin, duke theksuar se aktualisht nuk ka ndonjë rast të hapur.
“Sipas informacioneve që ne kemi mbrëmë gjatë festimit në një lokal në Zveçan, një person e ka thy një gotë dhe xhamat e asaj gote e kanë lëndu një person. Nuk kemi rast të hapur deri më tani dhe jemi duke u marr me intervistim të personave të involvuar”, ka njoftuar Elshani.