Kurti flet për sulme terroriste, ekspertët: e pa nevojshme, e bën për vota

Paralajmërimet e kryeministrit Albin Kurti për sulme të reja në veri dhe konferenca ku publikut iu përcollën informacione për Radoiçiqin, Serbinë e për grupe terroriste, sipas ekspertëve të sigurisë, si fakte janë të vërteta, por ato duhet t’i përcillen faktorit ndërkombëtar. Këtë rrugë këshillojnë të ndiqet edhe politologët, të cilët vlerësojnë se Kurti po kërkon vota dhe mobilizim përmes përhapjes së frikës e panikut

Lideri i grupit terrorist, Milan Radojçiq

Milan Radojiçiqi në Banjskë fizikisht i priu sulmit terrorist, ndërsa sipas kryeministrit, ish-bosi i Listës Serbe, bashkë me Serbinë qëndrojnë edhe prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc.

Këto informacione bashkë me paralajmërimin se mund të ketë sulme të reja para ose pas vitit të ri, Kurti, i përcolli si shqetësim tek qytetarët, të martën.

Edhe ekspertët e sigurisë nuk i përjashtojnë sulmet e reja, për disa arsye, si situata politike në Serbi, por sipas tyre, edhe për shkak të paaftësisë së Kosovës në politikën e jashtme, si dhe nivelit të raporteve me aleatët.

“Ato do të jenë, do të jenë, për arsye se gjendja e determinon se Vuçiqit i duhen aksione të tilla, mirëpo edhe gjendja jonë, politika jonë, izolimi i Kosovës në arenën në arenën ndërkombëtare ia favorizon atyre që t’i zhvillojnë këto veprime, dhe janë normale që të priten”, ka thënë Fadil Kajtazi – Ekspert i sigurisë.

Kajtazi mendon se paaftësia në politikën e jashtme ka bërë që ndërkombëtarët të mos kenë fort vullnet të mbajnë përgjegjëse Serbinë për sulmet në veri, përkundër se faktet ekzistojnë.

Në anën tjetër politologia Magbule Shkodra e vlerëson të pakuptimtë vendimin e kryeministrit që këto informacione t’i ndajë me qytetarët, tek të cilët krijohet panikë e frikë.

“Çka do që bëhet prej momentit kur është shpallur data e zgjedhjeve, si opozitë e si pozitë, të gjitha veprimet që i ndërmarrin i kanë në shërbim të zgjedhjeve që do të mbahen më 9 shkurt. Pra për të përfituar, për të mobilizuar elektoratin, për ta bindur se ne jemi më të mirët, unë vetëm në këtë drejtim e shoh, ky informacion kryeministrit plotësisht i pavend”, ka thënë Magbule Shkodra – Politologe.

Shkodra thotë se Kurti po dëshiron të mobilizojë elektoratin dhe ta mbaj veten me çdo kusht në qendër të vëmendjes, në vend se t’i përdor kanalet e komunikimit me faktorin ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika