Kosova ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës ka refuzuar kërkesën për vizitë të ministrit serb Dejan Ristiq, si “kundërpërgjigje” ndaj ndalimeve të Serbisë për vizitat e zyrtarëve të Republikës së Kosovës

Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Prishtinë.

Kosova ka refuzuar kërkesën për vizitë të ministrit serb për Informacion dhe Telekomunikacion, Dejan Ristiq, si kundërpërgjigje ndaj vendimeve të ngjashme të Serbisë.

Lajmin e ka konfirmuar Qëndresa Fazliu nga Zyra për Komunikim në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Sipas MPJD-së, ky vendim është marrë pas veprimeve të përsëritura të Qeverisë së Serbisë për të refuzuar vizitat e zyrtarëve të lartë të Kosovës, veçanërisht në komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

“Ky qëndrim i Serbisë është ashpërsuar muajve të fundit dhe bie ndesh me Marrëveshjen e Brukselit për vizitat zyrtare”.

Ristiq kishte planifikuar të qëndronte në Kosovë nga 24 deri më 26 dhjetor, por kërkesa e tij u refuzua.

Më herët, të mërkurën e 25 dhjetorit, MPJD-ja njoftoi se Serbia i kishte refuzuar ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, kërkesën për një vizitë dyditore në jug të Serbisë, në komunat me shumicë shqiptare.

Sveçla kishte planifikuar të vizitonte Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin më 23 dhe 24 dhjetor për t’u takuar me përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës. Por, Serbia e refuzoi kërkesën, duke përmendur si pretekst qëndrimet dhe veprimet e tij, të cilat sipas Beogradit janë kundër komunitetit serb dhe normalizimit të raporteve.

MPJD-ja ka theksuar se Serbia, në dy vitet e fundit, ka refuzuar vazhdimisht vizitat e zyrtarëve të lartë të Kosovës, përfshirë edhe ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, më 19 dhjetor, dhe ministren Donika Gërvalla më 27 shkurt.

MPJD e Kosovës i ka cilësuar këto veprime si përpjekje të Serbisë për të mbajtur tensionet në një nivel të lartë dhe për të shkaktuar konflikte.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika