Murati: Skema për shtesat për fëmijë do të zgjerohet nga muaji i ardhshëm

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se rishikimi i buxhetit ka mundësuar të zgjerohen skemat shtesë për fëmijët

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se rishikimi i buxhetit ka mundësuar të zgjerohen skemat shtesë për fëmijët.

Gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, Murati ka thënë se tashmë ka mjete të mjaftueshme që të zgjerohet skema për shtesat e fëmijëve.

“Meqë sot kaloi edhe rishikimi buxhetit, kam kënaqësinë t’i njoftoj edhe qytetarët që për shkak të kalimit të rishikimit, tani do të kemi mundësi që prej muajt të ardhshëm të fillojmë me zgjerimin e skemës për shtesat për fëmijë. Pra, nga muaj i ardhshëm do të fillojmë zgjerimin e skemës për shtesat për fëmijë, sepse tani me hyrjen në fuqi të rishikimit, kemi edhe fonde të mjaftueshme”, është shprehur Murati.

Fëmijët e lindur pas vitit 2015 i marrin nga 10 euro në muaj, ndërkaq ata që kanë lindur në dy vitet e fundit i marrin nga 20 euro.

Në anën tjetër, sa i përket mundësisë së tërheqjes së mjeteve nga Trusti pensional, ministri Murati ka deklaruar se tashmë është dhënë qëndrimi nga qeveria.

“Si qeveri tashmë kemi dhënë vendimin tonë se pse kjo çështje nuk duhet të kalojë dhe nuk duhet të shkohet tutje, sepse shkatërrohet një institucion e me atë institucion shkatërrohet edhe e ardhmja e pensionistëve”, shtoi ai.

Sipas tij, tërheqja e kursimeve nga Trusti do të shkatërrojë sistemin pensional të Kosovës.

“Shumë vite më parë nuk kemi pasur një sistem pensional, tash që e kemi bërë një sistem pensional tonin po duam ta rrënojmë vetë”.

Ndryshe, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, gjatë propozimit të tij, ka theksuar se kjo iniciativë ligjore ka ardhur si domosodshëmri për shkak të situatës nëpër të cilën po kalojnë qytetarët, krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu

Ai u ka bërë thirrje deputetëve, në veçanti atyre të opozitës, që të votojnë pro këtij projektligji.

“Ne deputetët pa dallim duhet ta mbështesim këtë projekltigj pa dallim partie. Kërkesa e qytetarëve duhet të na bashkojë, bashkëpunimi për të tejkaluar krizën është i domosodoshëm”, ka thënë ai.

Drejtuar deputetëve të partisë në pushtet (Lëvizjes Vetëvendosje), Haxhiu u ka bërë thirrje që të tejkalojnë kufizimet politike që sipas tij përpiqet t’ua vendosë partia.

Ai u ka kërkuar që t’i mbrojnë parimet e tyre dhe betimin e deputetit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika