Intervenim emergjent në një transformator, një pjesë e Prishtinës pa rrymë për 3 orë

Për shkak të një intervenimi emergjent në transformatorin energjetik TR2, zonat e kryeqytetit që furnizohen me këtë transformator këtë të enjte do të mbetet pa rrymë nga ora 12:00 deri në 15:00

Foto ilustruese

Operatori Sistemi, Transmisioni dhe Tregu (KOSTT), ka njoftuar qytetarët se për të krijuar kushte të sigurisë në punë dhe për të mundësuar një intervenim emergjent në transformatorin energjetik TR2 110/35kV në Nënstacionin 110/35/10kV Prishtina 1, do të bëhet shkyçja e këtij transformatori nga ora 12:00 deri në 15:00 të së enjtes.

Gjatë kësaj periudhe, një pjesë e qytetarëve dhe institucioneve që furnizohen nga ky transformator do të mbesin pa energji elektrike, me një reduktim të parashikuar prej 47 MW.

“Gjatë intervalit të lartcekur kohor, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga transformatori energjetik TR2 në NS Prishtina 1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (reduktimi i parashikuar 47 MW) Punimet në fjalë, realizohen me qëllim të rritjes së stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për qytetarët e këtij rajoni që furnizohen nga NS Prishtina 1”, thuhet në njoftim.

KOSTT ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këtë ndërhyrje të nevojshme.

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika