Haradinaj pas problemeve me rrymë: Qeveri e territ, i mbrojtën sekserët e tyre si Martin Berishaj e Nagip Krasniqi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me situatën e rënduar energjetike në vend, duke e cilësuar pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje si “Qeveri e territ”

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, duke e quajtur atë “Qeveri të territ”, pas mungesës së energjisë elektrike që ka prekur disa qytete të Kosovës për dy ditë rresht.

Haradinaj e ka akuzuar Qeverinë për tentativën e fajësimit të KEDS-it për krizën energjetike në vend.

Ai ka theksuar se gjatë periudhës kur ishte kundërshtuar projekti për ndërtimin e termocentralit “Kosova C” – një projekt që, sipas tij, do ta bënte Kosovën një fuqi energjetike – çmimi i energjisë ishte konsideruar i lartë, ndërkohë që tani qytetarët paguajnë shumë më tepër për energji.

“Kjo Qeveria e territ, ma patën kundërshtuar me krejt fuqinë, projektin e kontraktuar të termocentralit “Kosova C”, që Kosovën e bënte fuqi energjetike, me arsyetimin se çmimi i megavatit prej 80 eurosh, ishte i lartë e sot e paguajnë mesatarisht ka 400 euro; E kundërshtuan gazin amerikan e dolën me bajrak kundër tij; U përfshinë në tregëti të energjisë, deri me GEN-in e Beogradit dhe u vunë në mbrojtje të sekserëve të tyre si Martin Berishaj e Nagip Krasniqi, që kishin shpërdoruar miliona euro të buxhetit të Kosovës; Kur e morën pushtetin, bojshin hajgare me “bojlera e filtera”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

Ai gjithashtu ka kritikuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, duke thënë se rryma është shtrenjtuar tri herë pa asnjë përmirësim në furnizim me energji elektrike.

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika