Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PDK-së: Shkarkimi i Agron Bekës nga Kuvendi ishte kushtetues

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës nuk ka bërë shkelje në shkarkimin e anëtarit jo-prokuror të Këshillit Prokurorial (KPK), Agron Beka, më 15 dhjetor të vitit 2023

Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur këtë enjte që shkarkimi i Agron Bekës nga pozita e anëtarit jo-prokuror të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), nga Kuvendi i Kosovës ishte në përputhje me Kushtetutën.

Sipas vendimit, Gjykata e ka cilësuar kërkesën të pranueshme dhe konfirmoi se vendimi i Kuvendit më 15 dhjetor 2023 nuk ka cenuar pavarësinë e KPK-së dhe nuk është në kundërshtim me kompetencat kushtetuese të Kuvendit.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur përkitazi me kërkesën në rastin KO283/23, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit [nr. 08-V-668] të 15 dhjetorit 2023 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për shkarkimin e z. Agron Beka nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të lartcekur të Kuvendit është parashtruar në Gjykatë nga Abelard Tahiri dhe nëntë (9) deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës. Gjykata, ka vendosur, njëzëri, që (i) të deklarojë kërkesën të pranueshme; dhe (ii) të konstatojë se Vendimi [nr. 08-V-668] i 15 dhjetorit 2023 i Kuvendit, nuk është në kundërshtim me paragrafin 9 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] si dhe paragrafin 4 të nenit 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës] të Kushtetutës”, thuhet në vendim e Kushtetueses.

Sipas Kushtetueses, shkarkimi ishte bazuar në rekomandimin e Komisionit për Legjislacion, i cili konstatoi shkelje në ushtrimin e detyrave nga Beka.

Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë ishte paraqitur nga deputetët e PDK-së, duke pretenduar se Kuvendi kishte tejkaluar autorizimet e tij.

Megjithatë, Gjykata e refuzoi këtë pretendim, duke theksuar se shkarkimi ishte në harmoni me Ligjin për Këshillin Prokurorial.

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika