Në mungesë kuorumi, dështon mbledhja e KQZ-së

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka dështuar të mbahet të enjten për shkak të mungesës së kuorumit

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për shkak të mungesës së kuorumit.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishte kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, dhe dy anëtarët e tjerë, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi.

Radoniqi ka bërë të ditur se mos prezenca e tyre nuk lidhet me vendimin e fundit te PZAP-së për anulimin e vendimit të moscertifikimit të Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

“Tre anëtarët kanë njoftuar që nuk do të marrin pjesë në takim për shkak të disa obligimeve, kurse të tjerët kanë deklaruar se nuk e kanë marrë ftesën. Kjo mbledhje nuk lidhet me vendimin e PZAP”, ka thënë Radoniqi.

Ndërsa, Krasniqi ka theksuar se mungesa e anëtarëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së lidhet me çështjen e certifikimit të Listës Serbe.

Në këtë mbledhje në rend dite ka qenë edhe shqyrtimi i rekomandimit të sekretariatit të KQZ-së për shtyrjen e afatit për regjistrim të mërgatës deri më 29 dhjetor.

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika