Gjykata Kushtetuese vlerëson se kuota gjinore prej 30% s’është në kundërshtim me Kushtetutën

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të enjten se kuota gjinore prej 30% në ligjin për zgjedhje është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të drejtë përcaktimin e kuotës gjinore prej 30% në listat zgjedhore të subjekteve politike, duke vlerësuar se nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Me tetë vota pro dhe një kundër, Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e Avokatit të Popullit që kontestonte kushtetutshmërinë e këtij neni.

“Gjykata, me tetë (8) vota për dhe një (1) kundër, ka vendosur që të deklarojë kërkesën e pranueshme; ndërsa (ii) njëzëri, që të konstatoj që neni 28 (Kuotat gjinore) i Ligjit nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, nuk është në kundërshtim me nenin 45 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Sipas Gjykatës, kuota gjinore është një masë afirmative për të ruajtur barazinë gjinore në politikë dhe është në përputhje me vlerat kushtetuese për barazi dhe pjesëmarrje zgjedhore.

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika