Policia aksion në Komunën e Graçanicës, arrestohen dy zyrtarë të dyshuar për korrupsion

Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të Drejtorisë së Kadastrës në Komunën e Graçanicës pas një operacioni të koordinuar me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit

Policia para ndërtesës së Komunës së Graçanicës (Foto nga Kim)

Policia e Kosovës, të enjten, ka kryer një bastisje në objektin e Komunës së Graçanicës.

Sipas raportimeve, zyrtarët policorë kanë arrestuar dy persona të dyshuar në këtë komunë.

Arrestimin e dy personave e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ka realizuar një operacion policor në komunën e Graçanicës. Ky operacion policor, deri më tani ka rezultuar me shoqërimin e dy personave të dyshuar për intervistim dhe procedura të mëtejme policore. Pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit policor, do të bëhen të ditura informacionet shtesë”, ka thënë për ai Dukagjinin.

Kryetarja e Komunës së Graçanicës, Ljiljana Shubariq, para gazetarëve ka theksuar  se janë arrestuar dy zyrtarë të kadastrit të komunës së Graçanicës.

“Komuna e Graçanicës dëshiron të informojë opinionin se sot pas ardhjes së Policisë së Kosovës në departamentin tonë, përkatësisht në Drejtorinë Komunale të Kadastrës, kanë ndaluar dy zyrtarë. E mira është se me këtë hetim dhe arrestim nuk u vu në dyshim puna e menaxhmentit komunal apo e menaxhmentit të Drejtorisë së Kadastrës. Është punë e vetinicuar e zyrtarëve të caktuar, kështu që ata tani janë të ndaluar. Do të ketë një hetim dhe nuk do të spekulonim më tej për procedurën e mëtejshme. Kur të marrim informacione të detajuara do të informoheni”, ka thënë ajo.

E pyetur se pse janë arrestuar zyrtarët, ajo ka deklaruar se bëhet fjalë për korrupsion, sipas mediumit në gjuhën serbe “KoSSev”.

Ndryshe Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten se ka mbyllur një objekti në Mitrovicën e Veriut, në të cilin vepronte një institucion ilegal e paralel serb.

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, ka thënë se kanë asistuar zyrtarët e Komunës së Mitrovicës së Veriut në “çlirimin” e disa zyrave.

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika