Hamza takon Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane: Bursa e Kosovës, mundësi për investitorët

Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, theksoi rëndësinë e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe prezantoi planin për krijimin e një ambienti më të favorshëm për investime të huaja, duke përfshirë themelimin e Bursës së Kosovës si platformë për zhvillimin e sektorit privat dhe rritjen e ekonomisë vendore

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.

Ai ka thënë se rritja e qëndrueshme ekonomike është në thelb të programit të tij.

Hamza ka premtuar të krijojë ambient më të favorshëm për investime të huaja dhe ta themelojë Bursën e Kosovës, si platformë të tregut të kapitalit për sektorin privat, ku do të tregtohen aksionet dhe letrat me vlerë të korporatave në Kosovë. Një nga përfitimet kryesore të kësaj burse, sipas Hamzës, do të jetë mundësia për diasporën dhe investitorët e huaj që të investojnë në kompanitë tona, duke sjell kapital të ri dhe duke kontribuar në rritjen e ekonomisë vendore.

“Një takim produktiv me kryetarin Nazmi Viqa dhe anëtarët e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Rritja e qëndrueshme ekonomike është në thelb të programit tim. Unë do t’i mbështes bizneset vendore me grante deri në 30% të investimeve, me modernizimin e teknologjisë së prodhimit, me qasje më të mirë në financa dhe pako të veçanta për rritjen e eksportit.

Njëkohësisht do të krijojmë ambient më të favorshëm për investime të huaja dhe do ta themelojmë Bursën e Kosovës, si platformë të tregut të kapitalit për sektorin privat, ku do të tregtohen aksionet dhe letrat me vlerë të korporatave në Kosovë. Një nga përfitimet kryesore të kësaj burse do të jetë mundësia për diasporën dhe investitorët e huaj që të investojnë në kompanitë tona, duke sjell kapital të ri dhe duke kontribuar në rritjen e ekonomisë vendore.

Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza.

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika