Kurti pret në takimin Hovenierin, flasin për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike

Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Jeffrey Hovenier, është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.

Ky takim shënon përfundimin e mandatit të tij si përfaqësues diplomatik i SHBA-së në Kosovë.

Në një postim në X, Hovenier bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për progresin që Kosova ka arritur gjatë periudhës së mandatit të tij dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Sipas tij, ky bashkëpunim i ngushtë mes Kosovës dhe SHBA-së është thelbësor për t’i mundësuar Shteteve të Bashkuara të avokojnë më efektivisht për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

“Sot kam zhvilluar një takim lamtumirës me kryeministrin Albin Kurti. Diskutuam progresin e Kosovës gjatë mandatit tim dhe bashkëpunimin e ngushtë që do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara të avokojnë në mënyrë më efektive që Kosova të zë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar HOVenier në X.


Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika