Maqedonci njofton se është zgjidhur problemi me ushqimin në FSK: Pena, pushka, buka janë themelet e një shteti

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njoftoi se nga data 16 dhjetor ka filluar punën stafi i ri i rekrutuar, i përbërë nga kuzhinierë profesionistë dhe teknikë, duke përmbyllur kështu periudhën kalimtare në përgatitjen e ushqimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Maqedonci ritheksoi angazhimin e Qeverisë Kurti për të garantuar ushqim të qëndrueshëm, armatim të përshtatshëm dhe financim të vazhdueshëm për trajnimin dhe edukimin e pjesëtarëve të FSK-së.

“Ngritja e kapaciteteve të vetqëndrushmërisë është faktor i rëndësishëm i sigurisë së një vendi. Pena, pushka, buka janë themelet e një shteti në çdo shoqëri, e po të treja këto elemente ruajnë balancën e ushtrisë profesionale.

Ministria e Mbrojtjes kishte vizion të qartë që fundi i vitit 2024 do të shënonte fillimin e një etape të re, atë të ngritjes së kapaciteteve vetanake të resurseve humane profesionale për përgatitjen e ushqimit në kazermat e FSK-së.

Gjersa në publik ngriteshin me apo pa vetëdije teori të ndryshme dhe shpërndaheshin dezinformata të dëmshme, Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Qendra e Studentëve ishin ata që vullnetarisht mundësuan që as edhe një ditë të mos ndërpritej shërbimi i ushqimit për pjesëtarët e ushtrisë sonë, gjersa po jetësohej koncepti i ri i shërbimit me ushqim.

Shpirti atdhetar e kontributdhënës i tyre që shoqëroi çdo ditë nga tetori deri me datën 16 dhjetor të këtij viti është i paçmim, andaj jam tejet i lumtur që sot prita në ministri, Drejtorin e Qendrës së Studentëve – Ekrem Rudari, Drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës – Ismail Dibrani, Drejtorin e Mensës – Fahri Osmani, si dhe njëzet e pesë vullnetarët, kuzhinierët dhe stafi mbështetës nga këto dy insitucione. Falenderues ndaj secilit prej tyre që me punë përmbyllën suksesshëm këtë periudhë kalimtare, gjersa jam i ngazëllyer të jap lajmin se nga data 16 dhjetor ka filluar punën stafi i ri i rekrutuar i kuzhinierëve profesional dhe teknik.

Sistemet e armatimit, ushqimi, dhe as financimi për shkollimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së në Qeverinë Kurti nuk do të mungojnë asnjëherë e për këtë do të angazhohemi gjithmonë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika