Gjykimi në mungesë: Çedomir Aksiq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte

Me 15 vjet burgim është dënuar Çedomir Aksiq, për krime lufte në Kosovë, në disa fshatra të Shtimes. Aksiq është i dënuari i parë, ndaj të cilit gjykimi është zhvilluar në mungesë. Ai u shpall fajtor për vrasje të disa civilëve, përfshirë edhe në masakrën e Reçakut.

Gjykimi i Çedomit Aksiq, i akuzuar për krime lufte në Kosovë, zgjati pak më shumë se 1 vit, por ai nuk ishte prezentë asnjëherë.

Aksiq ishte personi i parë, ndaj të cilit në nëntor të 2023, nisi gjykimi në mungesë, e është i pari ndaj të cilit gjykata në Prishtinë, shpall aktagjykim. Ai u dënua me 15 vjet burgim, për krime lufte në fshtra të komunës së Shtimes.

“I pandehuri me gurpin e tij, në ato momente ka shtënë me armë edhe në drejtim të tyre, ku tre persona kanë mbetur të vrarë në vend.. I pandehuri Çedomir Aksiq është fajtor.. andaj gjykata i shqipton dënim me burgim me kohëzgjatje prej 15 viteve i cili vendim do të ekzekutohet në momentin që bëhet i plotfuqishëm”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra.

Aksiq është shpallur fajtor për vrasje, cenim të integritetit trupor dhe shëndetit të popullatës civile të pambrojtur dhe dëbim të popullatës civile në fshatrat e Shtimes Mollopolc, Petrovë e Reçak.

Prokuroria Speciale e Kosovës, e ka akuzuar të njëjtin edhe për një numër vrasjesh gjatë luftës, përfshirë edhe pjesëmarrjen në masakrën e Reçakut.

Mundësia e gjykimeve në mungesë është përfshirë në Kodin e Procedurës Penale të vitit 2019, ndërkohë që ndryshimet u bënë gjatë viteve 2021-2022. 

Aktakuza e parë në mungesë u ngrit në vitin 2023, për të vazhduar me ngritjen e dhjetëra aktakuzave të tjera, ndaj serbëve që nuk kanë qenë të arritshëm për organet e drejtësisë.

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika