Sekuestrohen armë në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të fundit në katër raste të ndryshme kanë sekuestruar 4 armë zjarri në Podujevë.

Ato u gjetën gjatë kontrolleve të realizuara tek persona të dyshuar, automjete dhe në një aheng.

“ekuestrohen armë në disa raste të ndryshme në Podujevë

Njësitë policore të Podujevës kanë realizuar aktivitete të vazhdueshme me qëllim krijimin e një ambienti të sigurt.

Gjatë dy ditëve të fundit në katër raste të ndryshme, njësitë policore kanë sekuestruar 4 armë zjarri, gjatë kontrolleve të realizuara tek persona të dyshuar, automjete dhe në një aheng.

Këto veprime janë ndërmarrë në bazë të dyshimeve të bazuara dhe kanë rezultuar në eliminimin e rreziqeve të mundshme për sigurinë publike.
Në një rast tjetër,  zyrtarët policor të Podujevës kanë parandaluar një rrahje të planifikuar nga disa persona të mitur, pas hetimeve dhe dyshimeve të bazuara për një konflikt të mundshëm. Gjatë ndërhyrjes, janë sekuestruar armë të ftohta. 

Të dyshuarit e të gjitha rasteve janë proceduar mëtej në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit.

Këto rezultate pasqyrojnë përkushtimin e Policisë së Kosovës për forcimin e sigurisë dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika