IKSHPK me rekomandime për mbrojtje nga ‘lia e majmunëve’

Banka Botërore konstaton favorizimin e një kompanie në tenderin e IKSHPK-së

Një ditë pasi zyrtarisht u konfirmua rasti i parë me ‘linë e majmunëve’ më Kosovë tek një 30 vjeçar i kthyer nga një shtet i Afrikës, Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me rekomandime se si të mbrohen njerëzit nga Mpox.

Sipas IKSHPK-së, MPOX apo siç po njihet ndryshe si ‘lia e majmunëve’ mund të merret nga kontakti i ngushtë me personin që e ka linë.

“Lia M përhapet më lehtë gjatë kontaktit të ngushtë me lëkurë e vecanërisht gjatë seksit”, ka shpjeguar IKSHPK-ja.

Sipas tyre, simptomat më të zakonshme te ata që kanë Linë e Majmunëve janë: skuqje, nyje limfatike të ënjtura, ethe, dhimbje koke, dhimbje muskulore, dhimbje shpine dhe rektale, energji e ulët.

Ndërkohë, sipas IKSHPK-së për të zvogëluar rrezikun e infektimit nga Lia M duhet të shmanget kontakti i ngushtë me personat që kanë skuqje të ngjashme me Linë M, të mbahen duart e pastra, të vaksinohen nëse u jepet mundësia, të rishikojnë këshillat e udhëtimit, e të shmangin kafshët e egra.

Një i infektuar me Linë M sipas IKSHPK-së duhet të izolohet, të njoftojë kontaktet e ngushta dhe të kërkohet kujdes shëndetësorë.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika