Kolonat në fundvit konsiderohen si shkak i keqmenaxhimit të institucioneve

Në gjithë Kosovën, por sidomos në kryeqytet, gjatë fundvitit janë shtuar kolonat në komunikacion, të cilat po shkaktojnë tollovi të madhe. Sipas njohësve të komunikacionit, faji është tek institucionet kompetente, të cilat sipas vlerësimeve, nuk kanë ndërmarrë veprime për menaxhimin e situatës

Foto ilustrim

Ishte vetëm mesditë fundjave.

Por, për të hyrë të shtunën në Prishtinë nga Mitrovica kolona e automjeteve është bërë e gjatë afro 1 kilometër.

Megjithatë, që nga mesi i dhjetorit situata është e njëjtë, pasi numri i veturave është shumëfishuar me ardhjen e mërgimtarëve për festat e fundvitit.

Ndërkaq, këto kolona kanë lodhur edhe qytetarët.

“Kolona shumë po pengojnë, kanë bërë shumë fyta të ngushtë, për arsyeje se për zgjidhje të komunikacionit po bëjnë njerëzit që janë me kravata nëpër zyre, njerëzit e kabineteve”, ka theksuar një qytetar.

“Kerrin e kam në shpi, nuk kam mujtë me dal vetëm shkaku i qytyne kolonave, nuk ia vlenë me marrë kerrin në Prishtinë e sidomos nëpër Fushë Kosovë. Edhe transporti publik problem për neve në fshatra, sepse nuk ka sidomos ditëve të festave”, ka thënë Ilaz Krasniqi, qytetar.

Ekspertët kritikojnë institucionet se po qëndrojnë duarkryq.

“Kur na vinë mërgata na nxajnë gjithmonë të pa përgatitur për menaxhimin e komunikacionit. Besom se asnjë hap, asnjë nivel tjetër të menaxhimit të komunikacionit në Kosovë nuk është, mbetet i njëjti nivel i menaxhimit sikurse edhe në atë kohë kur nuk janë”, ka deklaruar Nol Dedaj, Njohës i komunikacionit.

Por, cila është zgjidhja sipas Nold Dedajt?

“Policia me dal në kryqëzimet të rrugës edhe me rregullu, përmes informacioneve, por edhe përmes mediave, me iu tregu edhe drejtuesve të automjeteve, mbi qarkullimin rrugor edhe kahjet e lëvizjes”, ka deklaruar ai.

Në bazë të raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, gjatë të premtes kanë qenë 25 aksidente trafiku me të lënduar, 57 me dëme materiale dhe janë shqiptuar 1445 gjoba.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika