PSRK-ja harton strategjinë e dytë për adresimin e krimeve të luftës

Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila është kompetente për hetimin e krimeve të luftës, po kërkon hartimin e një strategjie të vetme për krime te luftës në nivel nacional. Në mungesë të saj, Këshilli Prokurorial pritet ta miratojë strategjinë e hartuar nga vet PSRK-ja, derisa nga Ministria e Drejtësisë është shprehur e gatshme për hartimin e një dokumenti të tillë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Prishtinë.

Në mungesë të një strategjie nacionale për adresimin e krimeve të luftës, Prokuroria Speciale e Kosovës ka hartuar një të tillë vet, për herë të dytë.

Strategjia e parë ishte në fuqi nga viti 2019, derisa një version i ri pritet të miratohet vitin e ardhshëm nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

“Strategjia për Krime të Luftës është planifikuar të miratohet në muajin janar të vitit 2025 së bashku me Planin Strategjik 2025-2027 të Sistemit Prokurorial të Kosovës”.

Megjithatë për Prokurorinë Speciale kjo strategji nuk është e mjaftueshme, pasi vlerëson nevojitet një strategji tjetër e cila do të koordinonte veprimet e të gjitha institucioneve përgjegjëse për hetimin e krimeve të luftës.

“Prokuroria Speciale ka bërë një punë të mirë në këtë drejtim sepse fillimisht Prokuroria Speciale ka përgatitur një strategji sektoriale, meqenëse nuk e kemi strategjinë në nivel nacional, dhe presim që së shpejti Këshilli Prokurorial ta miratojë” ,ka deklaruar Ilir Morina – Prokuror special.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare thotë se një strategji e tillë, do ta ndihmonte punën e sistemit prokurorial, porse ai kërkon bashkëpunim më të mirë.

“Duhet një bashkëveprim apo koordinim më i mirë mes institucioneve të ndryshme në mënyrë që një strategji e tillë, të jetë më lehetë e zbatueshme, zakonisht mes disa institucioneve bashkëpunimi duhet të jetë më i ngusht, psh tash drejtoria për krime lufte në policinë e Kosovës, normalisht që duhet të jetë krejtësisht me prokurorinë speciale”, ka theksuar ai.

Derisa, Feride Rushiti, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës thotë se institucionet tashmë kanë një strategji, që është ajo e drejtësisë tranzicionale.

“Parashihen me strategji nacionale për drejtësi tranzicionale, rritja e numrit të prokurorëve, rritja e stafit logjistik, avancimi  dhe ngritja e kapaciteteve janë pjesë e kësaj strategjie, e nëse do zbatohet kjo strategji dhe si do të zbatohet mbetet të shihet që u takon institucioneve, edhe ne si organizatë e kemi përkrah që numri i prokurëve duhet të rritet por edhe numri i kapaciteteve, edhe profilizimi i prokurorëve”, ka deklaruar Rushtiti.

Ditë më parë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shprehur e gatshme për të diskutuar rreth hartimit të një strategjie të tillë, teksa ka thënë se këtë çështje ia kanë përmendur edhe përfaqësues të sistemit prokurorial.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika