Abazi: Rritja e kredive, zhvillim i pashmangshëm dhe plotësisht pozitiv për vendin

Në vitin 2024, qytetarët e Kosovës morën 768.9 milionë euro më shumë kredi në krahasim me vitin 2023.

Milazim Abazi, ekspert i financave, e cilësoi këtë rritje si një zhvillim pozitiv për vendin, duke theksuar se një rritje kaq e madhe është një nga më të lartat në historinë e bankave në Kosovë.

Sipas tij, kjo rritje tregon investime dhe zhvillime ekonomike të qëndrueshme dhe duhet të interpretohet vetëm në terma pozitivë.

“Rritja e kredive është mirë për Kosovën, është pozitive, domethënë zhvillim, rritje e investimeve, është rritje e zhvillimeve. Nëse për një vit është kjo rritje është prej rritjeve më të larta në historinë  e bankigut  në Kosovë. Kjo interpretohet vetëm me terma pozitivë nuk ka negativ”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, Berat Rukiqi, ish-kryetar i Odës Ekonomike, shprehu shqetësimin për mundësinë e problemeve të likuiditetit nëse ky trend i rritjes së kredive vazhdon.

Ai theksoi se bankat mund të kenë vështirësi për të plasuar kredi të reja, pasi rritja e depozitave është dyfish më e vogël sesa ajo e kredive, që mund të shkaktojë probleme për likuiditetin e institucioneve financiare.

“Nëse vazhdon ky trend edh vitin tjetër, bankat do të kenë problem me plasu kredi të reja. Pra, nëse vazhdon ky trendi rritjes s depozitave, që është dyfish më i vogël sesa trendi i rritjes së kredive atëherë secila bankë do të ketë probleme të caktuara të likuiditetit”, ka deklaruar Rukiqi.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika