Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, tre të lënduar

Tre persona u lënduan në një aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku u përfshinë dy automjete

Tre persona kanë pësuar lëndime sonte si pasojë e një aksidenti në autostradën “Arbër Xhaferi”, që e lidh Prishtinën me Shkupin.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka deklaruar se në këtë aksident kishin qenë të përfshira dy automjete.

“Në autostradën “Arbën Xhaferi”, Ferizaj – Kaçanik, është shkaktuar një aksident trafiku me persona të lënduar, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Hoxha.

Autostrada ka qenë e bllokuar për 15 minuta dhe rreth orës 21:00 është liruar për qarkullim.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika