Blinken dhe kryediplomati turk diskutojnë për të ardhmen e Sirisë

Sekretari amerikan i SHtetit, Antony Blinken dhe kryediplomati turk Hakan Fidan diskutuan për një tranzicion politik gjithëpërfshirës në Siri, luftën kundër terrorizmit dhe kundërshtimin turk ndaj pranisë së milicisë kurde YPG

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një telefonatë me ministrin e Jashtëm të Turqisë Hakan Fidan, theksoi nevojën për të mbështetur një proces politik të drejtuar nga Siria në atë vend që “mbron të drejtat e njeriut dhe i jep përparësi një qeverie gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese”, sipas një deklarate nga Departamenti i Shtetit.

Blinken dhe Fidan diskutuan gjithashtu mbi nevojën për të parandaluar kërcënimin e terrorizmit ndaj Turqisë dhe Sirisë, thuhet në deklaratë.

Ministria e Jashtme turke ka theksuar se gjatë telefonatës dy kryediplomatët diskutuan mbi nevojën për të vepruar në bashkëpunim me administratën e re siriane, për të siguruar një tranzicion të rregullt, raporton Reuters.

Ministri Fidan i ka thënë Sekretarit Blinken se Ankaraja nuk do të lejojë milicinë kurde YPG të strehohet në Siri, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika