Hasani: Kurti po e poshtëron e po i shet kapadallëk Prokurorisë, duke refuzuar të dëshmojë

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar ashpër refuzimin e kryeministrit Kurti për t'u paraqitur në Prokurori, duke e quajtur veprimin të papranueshëm dhe poshtërim të institucioneve shtetërore

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar ashpër veprimet e kryeministrit Albin Kurti, i cili refuzoi të paraqitet para Prokurorisë Speciale pas ftesës për të dëshmuar, duke i ftuar ata në zyrën e tij.

Hasani ka theksuar se një veprim i tillë është i papranueshëm dhe i dëmton rëndë institucionet.

“Je zyrtar i atij shteti, ke dhënë betimin me zbatu kushtetutën dhe ligjin e këtij shteti është e papranueshme mos me shku qoftë si dëshmitar qoftë si i pandehur. Ajo çfarë po bën është hajgare, është poshtërim i institucionit, [prokurorisë], ajo mënyrë çfarë po bën është me i shit kapadallëk institucionit”, ka deklaruar ai.

Hasani ka theksuar gjithashtu se përveç presidentit, të gjithë funksionarët publikë mund të dërgohen me forcë në prokurori dhe të ndjeken penalisht.

“Shteti të vret e të pret, por nuk të korit kurrë. Ti e bën sot këtë, por një ditë do të ketë çmim kjo”, ka shtuar ai, duke paralajmëruar për pasojat e këtij veprimi.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika