Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka kritikuar opozitën për mosseriozitet, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Murati ka thënë se po të ishin seriozë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të cilët janë iniciues të projektligjit për Trustin, do të qëndronin në sallë.
“Qytetarët i kanë kaluar këto, e kanë dëshmuar në zgjedhjet e kaluara që nuk ju besojnë, nëse ka qenë ide e mire është dashur të garoni në zgjedhje me këtë premtim. Kurdo që mbahen zgjedhjet, dilni me këtë premtim. Nuk shkatërrohet sistemi pensional për një grusht votash”, ka thënë ai.
Atij i është kundërpërgjigjur deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka thënë se Murati është i paaftë për pozitën që mban, dhe se sipas tij, ai po i lakmon ekspertët e PDK-së.