Ngritën çmimet për festat e fundvitit, kërkohet inspektim i bizneseve

Qytetarët ankohen se me rastin e festave të fundvitit, çmimet e artikujve ushqimor janë ngritur. Qytetarë të Kosovës por që jetojnë jashtë vendit thonë se shumat këtu mbesin të papërballueshme për qytetarët këtu. Disa prej këtyre të fundit, kanë vënë re se çmimet janë rritur në dy-tre ditët e fundit. E sipas ekonomistëve, i nevojshëm konsiderohet inspektimi i marketeve nga Inspektorati

Është koha kur frekuentimi i dyqaneve për artikuj ushqimor rritet.

Por sikurse nevoja, në disa dyqane janë rritur edhe çmimet.

Ndonëse refuzojnë që ankesat e tyre t’i thonë para publikut, disa nga qytetarët nuk hezituan të na i tregojnë faturat.

Njërit nga ta, artikujt ushqimor që nuk i zënë as gjysmën e karrocës, çmimi i ka arritur deri në 150 euro.

E të tjerë që në Kosovë kalojnë vetëm një periudhë të vitit, habiten se si banorët këtu ia dalin financiarisht.

”Janë bukur të shtrenjta, për ne qa jetojmë jashtë nuk është kumedit çka por për ata që jetojnë këtu, tepër e shtrenjtë është. Mishi është tejet i shtrenjtë, gjërat e ëmbla. Kanë pas mundësi të paktën këtë sezonë do lirime t’i bëjnë”, ka thënë Hakif Gashi, qytetar.

Kilogrami i mishit të tymosur arrin deri në 20 euro e paketimi i frutave të thata, deri mbi 3 euro.

Shtrejtime janë vënë re edhe në tregun e gjelbërt.

”Tri -katër ditë më parë këto çmime Kanë qenë më lirë, tash po them 30 për qind janë ngritur”, ka thënë Hakif Gashi, qytetar.

E sipas ekonomistëve, i nevojshëm konsiderohet inspektimi i marketeve nga Inspektorati.

”Është koha që inspektorati i tregut të paktën në kohën e festave të fundvitit të jenë më aktiv sepse vërtet përdoren metoda të ndryshme për ti joshë qytetarët duke ju ofruar kinse lirime apo çmime të ndryshme”, ka thënë Safet Gërxhaliu, ekonomist.

Rritje e çmimeve të artikujve ushqimor u bë edhe vitin e kaluar, në po të njëjtën kohë të vitit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika