Mustafa fajëson Osmanin, Kurtin e Bulliqin për mosliberalizim të vizave

Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh edhe ish-kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, i ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Podujevës Shpejtim Bulliqi, për bllokimin e procesit të liberalizimit të vizave

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka fajësuar presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Podujevës Shpejtim Bulliqi, për mosliberalizim të vizave për Kosovën.

Përmes një reagimi në Facebook, ka kërkuar nga Osmani dhe të tjerët ta “mbyllin gojën për liberalizimin”.

Mustafa e ka quajtur presidenten Osmani, bllokuese të procesit të liberalizimit të vizave.

“Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Bruksel. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut”, ka shkruar ai.

“Është Vjosa Osmani, Albin Kurti, Shpëtim Bulliqi e piromanet e tyre që në vitin 2015 e 2016, kur ne ishim në një pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për liberalizimin e vizave shpiknin të pavërteta për ta penguar ratifikimin si kusht të liberalizimit”, vijon shkrimi i tij.

Fajtor kryesor sipas Mustafës, janë Osmani, Kurti e Bulliqi, të cilat sipas tij e kanë mashtruar popullin dhe e kanë lënë pa viza.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika