“Qeveria e Kosovës nga paaftësia është duke e rënduar jetën e qytetarëve dhe duke e rritur varfërinë në vend”, ka thënë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj.
Deputeti i LDK-së, Zemaj ka folur për mosmiratimin e projektligjit për tërheqjen e mjeteve financiare nga Trusti. Sipas tij, ka munguar debati profesional në lidhje me Trust-in, pasi kryeministri Albin Kurti ka ulur debatin duke dërguar atë në personal, në mes atij, dhe disa deputetëve të kuvendit.
Tutje, ai ka thënë se debati do të duhet të ishte profesional që të diskutoheshin dobitë, nëse do të ishte lejuar tërheqja e mjeteve nga Trusti ose mangësitë e tërheqjes së mjeteve.
Ndërsa ndihma e “qeverisë së Kosovës nuk ka pasur asnjë analizë, për të dalë nga kriza, por veprimet e qeverisë ishin aty për aty.
Sipas Zemajit, “qëllimi i qeverisë ishte që ta rrëzonte këtë projektligji dhe të nxiste konflikt në Kuvendin e Republikës së Kosovës e kjo gjë nuk do t’i bënte mirë demokracisë”.
Ai ka thënë se, ndihma me nga 100 euro nga qeveria nuk ka qenë zgjidhje e aftë pasi vetëm për një muaj u kishte dalë në ndihmë qytetarëve.
Rritja prej 13 për qind e inflacionit është për shkak të 100 eurove, ka konsideruar Zemaj gjatë një interviste në FIVE në RTV Dukagjini.
Zemaj, ka shtuar se nëse masat e qeverisë do të ishin të suksesshme, nuk do të kushtonte një litër naftë rreth 2 euro, dhe as nuk do të kishte tarifa të rritura të energjisë më shumë se 100 e katër për qind.