Gjatë ditëve të kaluara, nepër mediat kosvare ka qarkulluar një video, ku shihet një burrë duke keqtrajtuar një fëmijë.
Policia e Kosovës, ka njoftuar se i dyshuari për këtë rast është shoqëruar në stacionin policior.
“Referuar pamjeve të datës 22.06.2022 të shpërndara nga mediat e ndryshme ku shfaqej keqtrajtimi i një fëmije nga ana e një personi të dyshuar, policia menjëherë ka reaguar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe operative me qëllim identifikimin të protagonistëve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Si rezultat i punës së pandalshme policore që nga shfaqja e pamjeve, sot është bërë i mundur identifikimi i protagonistëve të ngjarjes, shtoi Policia e Kosovës.
Policia në koordinim me prokurorin për të mitur ka iniciuar një hetim për “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Gjithashtu Policia e Kosovës u zotua se do të përkushtohet në sigurimin e plotë të të drejtave të fëmijëvë.
“Së këndejmi policia e Kosovës është e përkushtuar që brenda mandatit të saj ligjor, të siguroj zbatimin dhe respektimin e plotë të të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre nga abuzimi apo keqtrajtimi çfarëdo qoftë ai”, deklaroi mes të tjerash Policia e Kosovës