Me dekada larg Kosovës: Air Tiketa me dhuratë për telefonuesit që emocionuan të gjithë me rrëfimet e tyre

Air Tiketa shpërblen telefonuesit, e emsionit “Radar me Edita Doli”, me bileta për të vizituar të dashurit e tyre

Musafir në studion e "Radar me Edita Doli”, Fatosi dhe Valoni

Sot në emisionin “Radar me Edita Doli” në Radio Dukagjini, dëgjuesit patën rastin që të inkuadrohen përmes telefonatavë për t’u përgjigjur në pyetjen “Sa vite keni pa takuar familjarët e juaj që jetojnë në mërgim?”.

Përveç që ndanë historitë e tyre prekëse, dy prej dëgjuesve patën fatin që të jenë fitues të dhuratës nga Air Tiketa. Dy bileta kthyese u dhanë për dy dëgjues fatlumë që kishin kohë pa takuar njerëzit më të dashur.

Dëgjuesja Gresa, që ishte e dyta që mori linjën, tregoi për nënën e saj që nuk e ka parë që 7 vite. Gresa, si rezultat i angazhimeve të shumta dhe fëmijëve të vegjël e pamundësisë për të gjetur kohë të lirë për vizë, ajo kishte plotë 7 vite pa takuar të ëmën. Pasi dëgjoi historinë, autorja e emisionit Edita Doli në bashkëpunim me Air Tiketa i dhuruan Gresës një biletë kthyese falas për kurdo që ajo është gati për të vizituar nënën e saj.

Por ajo nuk ishte e vetmja që ndau pak nga jeta e saj, sepse pas pak minutave linjën e mori edhe Arbeni. Ai tregoi se nuk e ka vizituar Kosovën nga viti 94 si shkak i problemeve familjare, ndarjes së prindërve kur ai ka qenë në moshën 1 vjeçare, jetesa me gënjeshtrën se babi i tij kishte qenë “vëllai i tij” për shumë vite, mos komunikimi me babain e tij për 20 vite etj. Kjo situatë kaotike ka bërë që ai të mos e vizitojë Kosovën që nga ajo kohë.

Të pranishmit në studio pasi dëgjuan tregimin e tij, në bashkëpunim me Air Tiketa vendosën që t’i ofrojnë edhe Arbenit një biletë kthyese aeroplani për vizitë në Kosovë, për herë të parë pas pothuajse tri dekadash.

Ndër të tjera dëgjuesit kanë theksuar shpresën e tyre për liberalizimin e vizave, që të kenë mundësi të takojnë familjarët e tyre sa më shpejtë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika