Avokati i ashpër me Kurtin: 4 vite kanë qenë të mjaftueshme që s’mund të bësh reformë të shpejtë

Avokati, Arbër Jashari ka deklaruar se për katër vite qeverisje të Qeverisë të Albin Kurti ka qenë e mjaftueshme që Kurti e ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të e kuptojnë qartazi se reformat nuk bëhet me procedurë të shpejtë.

Jashari në “Five” të Dukagjinit u shpreh se në aspektin procedural reformat kërkojnë kohë derisa të zbatohen plotësisht. Jashari ka theksuar se “Kryeministri Kurti s’mendoj që e ka mendjen me përmbysë Gjykatën Kushtetuese, me thënë nuk ekziston”.

“4 vite kanë qenë të mjaftueshme për kryeministrin, e ministren e Drejtësisë edhe për secilin nuk mundesh me bë reformë kur I prek disa prej elementeve kryesore të mekanizmave qoftë pavarur apo edhe të drejtat e liritë e garantuara me Kushtetutë. Nëse Kurti mendon reformë shpejtë duhet me miratu ligje të reja me i shmangë disa procedura. Nuk mendoj që e ka njet me përmbys Gjykatën Kushtetuese ose me marrë veprime radikale që me thane që do të miratohen ligjet vetëm me lexim pare. Dhe do bëhen të plotëfuqishme. Nuk bëhen të shpejta. Ose një ligj kërkon 2/3 sikurse ligji i Vettingut me shumicë absolute ose shumicë thjeshtë. Në aspektin procedural nuk bëhen shpejt dhe koha ka dëshmuar që 4 vite kanë qenë të mjaftueshme për të kuptuar kryeministri që reformat dojnë kohë”, deklaroi Jashari.

Avokati Jashari u shpreh se nuk është kundër miratimit të Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme por që sipas tij, duhet të bëhet një ligj ” i cili respekton standardet evropiane” dhe që nuk prek në liritë dhe drejtat e lejuara me kushtetutë.

Jashari u shpreh se “tendenca për reforma të shpejta bën gabime”, por që duhet një projektim i ngadalshëm dhe për reforma të mëdha” nevojitet konsensusi dhe përkrahja e partive të tjera politike.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika