Policia me plan operativ në veri në prag të Krishtlindjeve ortodokse

Policia e Kosovës ka ndërmarrë plan operativ me rastin e festës së Krishtlindjeve Ortodokse. Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veri, Veton Elshani. E ndonëse nga KFOR nuk kanë dhënë shpjegim për trupat shtesë të tyre, për mjohësit e sigurisë kjo nënkupton vigjilencë të ngritur e sidomos në prag festash

Ndonjë paralajmërim për ndonjë rrezik të mundshëm nuk ka.

Por numër i shtuar ushtarakësh ndërkomëbëtarë është parë një natë më parë në pjesën veriore të Kosovës.

Forcat e misionit paqeruajtës në Kosovës, KFOR-it në numër më të madh se zakonisht u pan me autoblinda në afërsi të stacionit të Autobusëve në veri të Mitrovicës. Por ky mision nuk kanë treguar se cilat janë arsyet e shtimit të patrullimeve.

Me numër më të madhs e zakonisht në këtë pjesë të Kosovës janë parë edhe policia vendore, të cilët thonë se kjo po ndodhë për të sjell sigurinë në prag të festave.

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë në veri tha se” Kemi shtuar aktivitetin, s\kemi shtuar numrin por vetëm vigjilencën. Është normale në afërsi të festave fetare që ato të shtohen…për neve sështë e jashtëzakonshme të kemi pika të shtuara në veri të vendit. Qëndrojmë afër lokaleve se do ketë festime. Do jemi afër që njerëzit të festojnë e të mos ketë problem, nëse ka t’I menaxhojmë”.

E për njohës të sigurisë, shtimi i trupave nënkupton një rikujtim për qytetarët dhe sigurinë e tyre.

Arben Dashevci, njohës i sigurisë vijoi “Shtimi i vigjikencls është plan operativ dhe ekzistojnë plane për të gjithë reaguesit, bashkëveprojnë mes vete. Çka duhet të dimë është që siguria po e lufton pasigurin dhe Kosova po i ndërmerrë hapat”.

Siç mëson televizioni, qëndrimi i trupave të KFOR-it në këto pika nuk ka qenë i gjatë ndërsa ai i Policisë, ka vazhduar edhe gjatë ditës në pika të ndryshme.

Njëheri, kujtojmë se dyshime mbi sigurinë në veri të vendit në këtë kohë festash ngriti edhe Kryeministri, Albin Kurti në prag të ndërrimit të motmoteve duke deklaruar se priteshin sulme të reja nga strukrurat kriminale.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika